Shkolla e parë është hapur në vitin 1945 që e ka pasur emrin “Bajram Curri”. Ndër mësuesit e parë nga Dobridolli përmenden me pietete si; Muharrem Zeqiri, Muharrem Shabani, Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili, Selim Vehapi, Femi Qazimi, Xhevat Halili, Ismailqemal Ismaili, Zudi Haliti, Imer Fejzuli, Naibe Doko-Ibrahimi, Safet Ibrahimi, Jusuf Milaimi, Asllan Ismaili, Femi Qazimi etj. Në vitin 1963 shkolla kishte 8 – paralele e cila mbante emrin ,,Bajram Curri’’ dhe ishte shkollë periferike e shkollës qendrore ,,Cede Filipovski ‘’ Vrapçisht me: Stave Mateski – zv. Drejtor, Muharem Zeqiri – përgjegjës i shkollës, Shukri Idrizi – mësues, Xhelal Ademi – mësues, Femi Qazimi – mësues.

Nxënësit që mbaronin klasën e IV në shkollën e Dobërdollit pastaj klasën e V –të e vazhdonin në shkollën qendrore te Vrapçishtit . Gjer në vitin 1965/ 66. Ku nxënësit vullnetarisht filluan klasat e larta prej V-VIII të ndiqnin në shkollën fillore ,,Vllezërit Frashëri’’ në f. Negotinë. Në fillim të punës të tetëvjeçares në Negotinë numri i nxënësve që nuk ndjekshin mësimin u zvogëlu shumë. Problemi ishte mos ndjekja e mësimit nga ana e vajzave, jo se ato nuk dëshironin por botëkuptimet e prindërve të tyre e bënin të veten. Për zhdukjen e kësaj dukurie aktivitet të madh luajtën udhëheqësit e Bashkësisë Lokale te fshatrave Negotinë, Dobërdoll, Senakos: Hajredin Neziri – Kryetar i Bashkësisë Lokale Negotinë, Gafur Isaku – Kryetar i Bashkësisë Lokale Dobërdoll, Abdulla Abdullai – drejtor i shtëpisë së kulturës në Negotinë, Kurtali Adili – drejtor i shkollës në Negotinë si dhe arsimtarët e shkollës qendrore në Negotinë. Fjala e tyre dhe biseda rreth shkollimit ndikoi dhe filloi te rritet numri i nxënësve.
Arsimtarët e parë të cilët mbaruan shkollën normale prej fsh. Dobërdoll janë Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili dhe Femi Qazimi ,pas tyre mbaruan Xhevat Haliti, Safet Imrahimi , Isniqemal Ismaili, Zudi Haliti, Jusuf Milaimi, Selim Vehapi, Haki Fejzullahu, Imer Fejzullahu , Setki Iseini. I gjithë ky potencial arsimor punonte në shkollën e Dobërdollit dhe në atë qendrore ne Negotinë.

Nuk mungoi aktiviteti i bashkësisë lokale të f. Dobërdoll me në krye Gafur Isakun kështu që në vitin shkollor 1974/ 75 ua rregullimi i disa klasëve dhe nxënësit e vazhduan mësimin ne f. Dobërdoll prej klasës së parë deri te tetën (I-VIII) nga dy paralele, gjithsej 16 paralele.
GURTHEMELI I SHKOLLËS SË RE
Nevoja e fshatit për ndërtimin e një godine të re shkollore ishte e madhe nxënësit mësonin në lokale jo të mira , shfrytëzonin lokalet e ish kooperativës bujqësore ,,Vraca’’ të fshatit. Bashkësia lokale e Dobërdollit në programin e vet për aksion të ardhshëm kishte programin për ndërtimin e godinës së re shkollore. Kishte përgatitur vendin si dhe burimet e financimit të ndërtimit të godinës shkollore. E gjithë kjo përgatitje u finalizua në fund të vitit 1976 ku ishin te njoftuar të gjithë banorët e fshatit. Aksioni u pranua me vullnet të madh nga banorët e fshatit si dhe u bë kërkesa në në nivel komunal. Kuvendi komunal pranoi dhe dha vendim që më 18.nëntor 1980 te fillohet ndërtimi i godinës së re shkollore. Marrja e lajmit për ndërtimin e godinës së re gëzoi te gjithë banorët e fshatit e sidomos trupin arsimor dhe nxënësit. Bashkësia Lokale në fillim të shtatorit të viti 1980 bëri zgjedhjen e komisionit për ndërtim prej 9 – anëtarësh te këshillit: Gafur Isaku – kryetar, Femi Qazimi – sekretar, Akif Beadini – arkëatar, Muharrem Ademi – anëtar, Nasir Qazimi – anëtar, Shaqir Hamiti – anëtar, Shaban Xheladini – anëtar, Bajram Emshiu– anëtar. Në bazë të projektit ndërtimi i godinës shkollore më 18 nëntor 1980 u hodh gurë themeli ku nxënësit dhe arsimtarët gëzimin e tyre e paraqiten me një program kulturo – artistik par ate pranishmëve. Ndërtimi i godinës së re filloi ngadalë te ndërtohet .

25.05.1986

Më 01.09.1986 mësimi filloi në lokalet e reja si në Dobërdoll ashtu edhe në Toplicë. Të cilat ishin shkolla periferike të shkollës qendrore të fshatit Negotinë. Në shkollën e Dobërdollit përgjegjës u emërua Safet Ibrahimi ,kurse në Toplicë Sadri Bajrami të dy arsimtar me përvojë. Puna filloi te shkoi mbarë si dhe numri I nxënësve të rritej. Për ndihmesën e madhe duhet të përmendet Bashkësia lokale me në krye kryetarin Ajet Kamberin si dhe arsimdashësin Sabit Jakupi, Islam Demiri punuan në këtë aksion për ndërtimin e shkollës. Emri i shkollës ka qenë temë në vete ku si emer i parë ishte ,,Bajram Curri’’ si ,,Jeta e re’’ dhe pas disa diskutimeve u zgjodh një fjalë me kuptim të gjerë ne çdo lëmi e sidomos në arsim ,,Jehona” ku drejtor u emrua Enver Bilalli.


EMRI “SALI LISI “ E ZËVENDËSON EMRIN “JEHONA “
Pas shumë përpjekjeve për ndërrimin e emrit të shkollës, në vitin 2005 u plotësua dëshira e kolektivit dhe banorëve të fshatit – Dobërdoll e cila deri më tani mbante emrin “JEHONA”. Tani do të ketë emrin “SALI LISI” emrin e të parit të arsimuar, të kualifikuar për mësues në vitin 1942 në Prishtinë.



