Institucioni (shkolla ) ,,Sali Lisi” synon që të gjithë nxënësit që e ndjekin mësimin në këtë shkollë , pavarësisht nga veçoritë individuale, interesat, nevojat motivet dhe qëndrimet ndaj mësimit dhe shkollës, të dëshmojnë nivele të kënaqshme dhe/ose shumë të larta arsimimi dhe edukimi, duke ju ofruar gjithnjë e më shumë standarde bashkëkohore për të qenë konkurrent të suksesshëm në shkollimin e mesëm, lehtësisht të integrueshem ne tregun e mëtutjeshëm të punës si nxënës te botes se lirë dhe demokratike, te pajisur me edukatën e të mësuarit gjate gjithë jetës.
OBJEKTIVAT TONA
- Të ulet vazhdimisht, deri në minimizim, numri i nxënësve që nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat/standardet minimale të shkollës;
- Të rritet ndjeshëm, nga viti në vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që arrijnë të dëshmojnë të plotësojnë në nivelet më të larta të avancuara kërkesat/standardet e shkollës;
- Puna me nxënësit e talentuar te shndërrohet në një pol te fuqishëm të punës ne shkollë;
- Të kemi progres nga viti i kaluar sa i përket notes mesatare;
- Te parandalojmë mungesat e nxënësve;

